Tahiri mbështetet fuqishëm në vendlindjen e tij- Bradash
Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri ka vazhduar aktivitetet elektorale.
Ai ka mbajtur një takim në vendlindjen e tij, në Bradash.
“Na pret një e ardhme ku vendimet për Llapin pas 9 shkurtit do të kalojnë përmes njerëzve të vet Llapit!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ku ka më mirë dhe energji më motivuese për një të nesërme edhe më shpresëdhënëse, sesa një tubim madhështor me bashkëvendasit e mi, në Bradash, Llap❤️
Na pret një e ardhme ku vendimet për Llapin pas 9 shkurtit do të kalojnë përmes njerëzve të vet Llapit!
Ju faleminderit Familjes Orrzhana dhe kryetarit Baki Feta për punën e madhe.Bashkë drejt fitorës!