Abdullahu për djalin e Thaçit: Padrejtësinë që ju ka bë babës së tij e menaxhon me urtinë prej drenicaku
Kandidati i PDK-së për deputet Faton Abdullahu sot është takuar me djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdullahu e vlerësoi Endritin si “konfident, mendjepreft”.
“Shumë shpejt kafën tjetër do ta pim prap bashkë, por edhe me Hashimin, midis Prishtine”, shkroi Abdullahu.
Postimi i plotë:
Konfident, mendjepreft dhe vrojtues i kujdesshëm. Ky është djali i Hashim Thaçit, Endriti. Krenarin se i kujt është e ka të madhe dhe padrejtësinë që ju ka bë babës së tij e menaxhon me urtinë prej drenicaku. Shumë shpejt kafën tjetër do ta pim prap bashkë, por edhe me Hashimin, midis Prishtine.