Gjakovë, theret me thikë një person, policia e cilëson vrasje në tentativë
Një person është lënduar me thikë nga një tjetër në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, të shtunën rreth orës 10:25.
Për Klankosova.tv, Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast ‘vrasje në tentativë’”, ka thënë Elezaj.