KGjK-ja ia anulon suspendimin gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka revokuar vendimin për suspendimin e gjyqtarit, i cili ia kishte ndërprerë arrestin shtëpiak për Enver Sekiraqën, i dyshuar për rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Këtë çështje e ka konfirmuar zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj, për Betimin për Drejtësi.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 24 janar 2024 në rastin disiplinor me nr…, e ka revokuar vendimin KGJK-së të datës 21 maj 2024, për suspendimin e gjyqtarit – subjekt i hetimit, ndërsa lidhur me përgjegjësinë disiplinore vendimi nuk mund të bëhët publik në këtë fazë”, ka deklaruar ajo, për “Betimi për Drejtësi”.