Nimani takim me shoqatën e të verbërve: Me programin tonë kemi bërë hapa që askush mos të mbetët prapa

Nimani takim me shoqatën e të verbërve: Me programin tonë kemi bërë hapa që askush mos të mbetët prapa

Kryetari i Forumit Intelektual dhe kandidati për deputet Artan Nimani sot ka vizituar shoqatën e të verbërve në Gjakovë.

Nimani tha se ishte takim emocionues dhe ua prezantuan programin e koalicionit të shtypur edhe në alfabetin Braille.

“Si pjesë e programit tonë për një Kosovë fituese, kemi bërë hapa konkretë për të siguruar që askush të mos mbetet prapa. Për këtë arsye, me krenari prezantuam programin tonë të shtypur edhe në alfabetin Braille, duke dëshmuar angazhimin tonë për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, shkroi mes tjerash Nimani.

Postimi i plotë:

Takim emocionues me Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës – Bashkë për një Kosovë më gjithëpërfshirëse!

Sot pata kënaqësinë të takoj anëtarët e Shoqatës së të Verbërve të Gjakovës, ku diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Ishte një bisedë e ndjerë dhe e sinqertë, që na rikujtoi se barazia dhe përfshirja nuk duhet të jenë vetëm fjalë, por veprime konkrete.

Si pjesë e programit tonë për një Kosovë fituese, kemi bërë hapa konkretë për të siguruar që askush të mos mbetet prapa. Për këtë arsye, me krenari prezantuam programin tonë të shtypur edhe në alfabetin Braille, duke dëshmuar angazhimin tonë për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Voto 137, voto Nr. 25 – për një Kosovë që kujdeset për secilin qytetar të saj!

Takim emocionues me Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës – Bashkë për një Kosovë më gjithëpërfshirëse!

Sot pata…

Posted by Artan Nimani on Saturday, February 1, 2025

Shpërndaje në: