Mustafa: Pas katër vitesh dështime, alternativa e vetme është LDK
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, u bëri thirrje qytetarëve ende të pavendosur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i ftuar të reflektojnë mbi qeverisjen e katër viteve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ka ende njerëz që nuk janë të sigurt se për kë do të votojnë më 9 shkurt. Sot po u drejtohem saktësisht juve. Pyesni veten a jeni të kënaqur me punën e VV-së në katër vitet e fundit. Pyete veten a mundesh me i përmend dy ministra që të kanë përmirësuar jetën. Pyete veten çfarë projektesh madhore ka realizuar kjo qeveri në katër vitet e fundit. A kanë përfunduar ndonjë projekt madhor.” – tha ai.
Mustafa ka theksuar se LDK-ja është e vetmja alternativë me vizion dhe plan konkret për zhvillimin e Kosovës.
“Atëherë pyesni veten: Kush ka vizion për Kosovën? Kush ka një plan për katër vitet e ardhshme? Kush ka aftësinë për të ofruar dhe bërë jetën tuaj më të mirë? Përgjigja është e qartë. Është LDK-ja. Është Lumiri. Është numri 124.” – tha ai.