Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot me diell dhe vranësira

Intervale me diell dhe vranësira në fundjavën e parë të shkurtit.  Mbetet ende butë.

Pas mjegullës që pritet të formohet orëve të mëngjesit të ditës së shtunë nëpër ultësira, ditën do të ketë intervale me diell, ndërkohë që vranësirat vijnë duke u shtuar orëve të pasdites, kryesisht të shtresave të larta.

Nuk priten kushte për të reshura.  Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.

Vranësirat vetëm se vijnë duke u shtuar të dielën, që deri në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.  Temperaturat ende të larta deri në 10C e 12C.  Riga shiu mund të vazhdojnë kohë pas kohe ditën e hënë, e temperaturat pësojnë rënie në 4C e 6C.

Nga dita e martë parashihet mot i thatë por i ftohtë, me minimale që zbresin deri në -2C e -4C, e maksimalet ditën, nën kushte me diell shkojnë deri në 3C e 5C.

Shpërndaje në: