Florian Dushi: LDK po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë!
Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi ka thënë se po marrin përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës.
Dushi i cili në listën zgjedhore mban numrin 34 tha se LDK bashkë me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun, se po rikthejnë “shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive”.
Postimi i plotë:
LDK po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë!
Mbështetja e madhe që po merr nga qytetarët e vendit, është një tregues i qartë se njerëzit janë lodhur nga premtimet boshe, mospuna dhe dështimet e qeverisë aktuale në një mandat të plotë katër vjeçar.
Me një vizion të qartë dhe një program të fuqishëm, LDK dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku, po rikthejnë shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive.
Ky momentum tregon se ndryshimi është i pashmangshëm!
Fitore ✌️
#floriandushi34
#LDK124
LDK po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë!
Mbështetja e madhe që po merr…
Posted by Florian Dushi on Friday, January 31, 2025