Më 4 shkurt vendimi rreth pranimit të fajësisë për Januzin, Bahtijarin dhe Shalën
Më 4 shkurt 2025 Dhomat e Specializuara në Hagë do të vendosin për vendimin lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë në mes Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe të akuzuarve, Ismet Bahtijari, Sabit Januzi dhe Haxhi Shala.
Sipas vendimin, seanca do të jetë publike, ndërsa thuhet se pas raportit të 20 janarit nga Zyra e DhSK-së për pjesëmarrjen e viktimave dhe përgjigjeve nga palët, është pranuar një person si viktimë pjesëmarrëse në këtë rast.
Veç kësaj, trupi gjykues përmes këtij vendimi ka vendosur që caktimi i një avokati për viktimat është i panevojshëm, duke pasur parasysh nevojën për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të procedurave dhe dëmin e kufizuar mendor që ka pasur viktima, raporton “Betimi për Drejtësi”.