Lok Komoni: Gratë e Deçanit – zemra e familjes, forca e Kosovës dhe shtylla e Aleancës
Kandidati për deputet nga AAK, Lok Komoni pas takimit me disa gra nga Deçani ju atribuoi merita për përfshirje në liri, drejtësi e zhvillim të Kosovës.
“Ato vazhdojnë të jenë jo vetëm shtylla e Aleancës në Deçan por në të gjithë Kosovën, duke dëshmuar përkushtimin dhe forcën që e çon përpara këtë vend”, u shpreh Komoni.
Postimi i plotë:
Gratë e Deçanit – zemra e familjes, forca e Kosovës dhe shtylla e Aleancës!
Në çdo betejë për liri, drejtësi dhe zhvillim, gratë kanë qenë krah për krah, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në familje, por edhe në politikë e vendimmarrje. Sot, ato vazhdojnë të jenë jo vetëm shtylla e Aleancës në Deçan por në të gjithë Kosovën, duke dëshmuar përkushtimin dhe forcën që e çon përpara këtë vend.
Faleminderit znj. Vlora Ramosaj dhe të gjitha gratë e Deçanit për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer! Së bashku me kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, ishte kënaqësi t’ju takonim dhe të vlerësonim rolin tuaj të jashtëzakonshëm në shoqëri!
Me AAK 137✅ dhe me mua, Hamdi Komoni 51✅, më 9 shkurt, bashkë e bëjmë Kosovën fituese!
Rroftë gruaja shqiptare, rroftë Kosova!
#KosovaFituese #137✅ #HamdiKomoni51 #Loki51 #AAK