Ratkoceri: Vuçiq përmes Millovan Drecun po e mbështet në zgjedhje Albin Kurtin

Ratkoceri: Vuçiq përmes Millovan Drecun po e mbështet në zgjedhje Albin Kurtin

Publicisti i njohur Arben Ratkoceri, ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes Millovan Drecun  është duke i dhënë mbështetje indirekte Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Ratkocerit, Drecun ditë më parë ka deklaruar në Zagreb se Kurti është shkaktari që Vuçiq do të largohet nga pushteti.

”Ne në Maqedoni shpesh kemi qene viktima të  këtij filmi,  tash e 30 vite,  ku ata shqiptarë  qe i dëshiron pushteti, elita maqedonase i sulmon si “anti maqedonas”, ka shkruar Ratkoceri.

Postimi i plotë:

Vuçiç përmes “bedelit” te tij Millovan Drecun ia paska kthy suportin per zgjedhje Albin Kurtit, i cila para disa ditëve nga Zagrebi sulmoi presidentin serb në krizen me te madhe politike te tij,  që ky më pas në çdo  promoncim po thot se “Kurti po kërkon largimin tim” dhe  media e afërta te tij vazhdimisht e përsërisin deklaraten e Kurtit.

Ne në Maqedoni shpesh kemi qene viktima të  këtij filmi,  tash e 30 vite,  ku ata shqiptarë  qe i dëshiron pushteti, elita maqedonase i sulmon si “anti maqedonas”. Pas kësaj nuk mungon përkrahja e votuesit naiv shqiptar për të ” atakuarit shqiptar nga armiqtë maqedonas” .

Fatkeqësisht pushteti në Kosovë vazhdon të diktohet nga Beogradi përmes ” idiotëve të dobishëm shqiptarë”.

Shpërndaje në: