Qeveria miraton shpronësimet për një segment të rrugës Kijevë-Zahaq

Qeveria miraton shpronësimet për një segment të rrugës Kijevë-Zahaq

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmeti Dollc-Ramun”.

Vendimi është miratuar me unanimitet të plotë në mbledhjen e qeverisë të premten.

“I propozojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës të nxjerrë vendim për shpronësim përfundimtar të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun’”, tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pronat e shpronësuara preken nga zgjerimi i segmentit Dollc-Ramun të rrugës N9 Kijevë-Zahaq.

Shpërndaje në: