Naim Murseli dërgohet në gjykatë, për pak pritet të nisë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dërgohet në gjykatë, për pak pritet të nisë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Tashmë në gjykatë është dërguar Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj.

 

Në gjykatore janë sjellë edhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Të tre u sollën të rrethuar nga forca të shumta të policisë.

Seanca e parë ndaj tyre më më 27 janar 2025 kishte dështuar të mbahet për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

 

 

Shpërndaje në: