Sot mbahet seanca fillestare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt
Sot është caktuar të mbahet seanca fillestare në procesin gjyqësor kundër katër të akuzuarve për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj.
Seanca ishte shtyrë para disa ditësh pasi avokatët e dy të akuzuarve erdhën të papërgatitur me arsyetimin se nuk i kanë pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.