Abdixhiku: Do t’i ndajmë 200 milionë euro për të realizuar në plotni mësimin gjithëditor në Prishtinë
Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur me degën e katërt të Kryeqytetit ka folur për projektet që ka për Prishtinën.
Sipas tij, të gjithë fëmijët e Prishtinës të klasave 1 deri 5 dontë kenë mësim gjithëditor në të gjitha shkollat.
‘’Për të gjithë fëmijët e Prishtinës të klasave 1-5, do të kemi mësim gjithëditor, në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. E kemi nisur në 5 shkolla sot, për herë të parë këtë reformë, do të vazhdojmë në cdo shkollë në qytetin tuaj. Plot 200 milionë euro do ti ndajmë si mbështetje për Prishtinën, për të realziuar në plotni mësimin tërëditor’’, ka thënë Abdixhiku.