Xhafer Gashi takon bujqit në Obiliq: LDK-ja është e përkushtuar për të ofruar më shumë investime

Xhafer Gashi takon bujqit në Obiliq: LDK-ja është e përkushtuar për të ofruar më shumë investime

Kandidati për deputet nga LDK, Xhafer Gashi ka takuar sot bujqit e Obiliqit, me të cilët kanë shpalosur Programin e LDK-së për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësorz

“Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe një sektor me rëndësi jetike për mirëqenien e qytetarëve. Në këtë drejtim, LDK-ja është e përkushtuar për të ofruar më shumë investime, mbështetje financiare dhe masa lehtësuese për fermerët, me qëllim të rritjes së prodhimit vendor dhe fuqizimit të ekonomisë rurale”, ka shkruar Gashi.

Postimi i tij i plotë:

Takim me bujqit e Obiliqit

Së bashku me kandidaten për deputete nga LDK, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim me bujqit e Komunës së Obiliqit, ku shpalosëm para tyre Programin e LDK-së për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor.

Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe një sektor me rëndësi jetike për mirëqenien e qytetarëve. Në këtë drejtim, LDK-ja është e përkushtuar për të ofruar më shumë investime, mbështetje financiare dhe masa lehtësuese për fermerët, me qëllim të rritjes së prodhimit vendor dhe fuqizimit të ekonomisë rurale.

Ky takim u mirëprit me mbështetje të fuqishme nga bujqit e Obiliqit, të cilët ndanë sfidat e tyre dhe shprehën besimin në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e subvencioneve dhe krijimin e mundësive të reja për fermerët kosovarë.

Xhafer Gashi

Shpërndaje në: