Artan Nimani: Së bashku, do ta bëjmë Vitinë dhe Kosovën fituese!
Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani sot ka vizituar qytetarët e Ferizajt, Kacanikut dhe ata të Vitisë.
Nimani në Facebook shkruan se Koalicioni ‘Kosovën Fituese 137’, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën-për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Ai tutje u kërkon edhe ta votojnë.
Pas takimeve madhështore në Ferizaj dhe Kaçanik, po e mbyllim këtë ditë të jashtëzakonshme me qytetarët e Vitisë në këtë takim të ngrohtë dhe mbështetës këtu në Viti, e ndiej veten jashtëzakonisht krenar për përkrahjen e miqve dhe shokëve të idealit!
Koalicioni ynë ‘Kosovën Fituese 137’, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën-për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Më 9 shkurt, ju ftoj që me votën tuaj të mbeshtesni kandidatët e listes sone dhe për numrin 25 të më jepni mundësinë të jem zëri juaj në Kuvend.
Së bashku, do ta bëjmë Vitinë dhe Kosovën fituese!
Fitorja është e jona!