Xhemaili: Pas 9 shkurtit Kosova do jetë mike e perëndimit e jo marionetë e lindjes

Xhemaili: Pas 9 shkurtit Kosova do jetë mike e perëndimit e jo marionetë e lindjes

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se Kosovën e ndajnë edhe 10 ditë nga koha kur ajo do të jetë mike me perëndimit e jo marionetë e lindjes.

Kështu ka shkruar Xhemaili në llogarinë e tij në Facebook.

“Kanë mbetë edhe 10 ditë kur Kosovës do t’i vijë drita e jo terri me fatura e fryera. Kur Kosova do flasë për siguri e mirëqenie e jo për luftë e mbijetesë. Kur Kosova do jetë mike e perëndimit e jo marionetë e lindjes. Veç edhe 10 ditë deri në Kosovën Fituese”, është shprehur Xhemaili.

Shpërndaje në: