Visar Azemi: Kam punuar shumë për t’i rikthyer votuesit në LDK

Visar Azemi: Kam punuar shumë për t’i rikthyer votuesit në LDK

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili garon me numër 19, Visar Azemi në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka folur për fushatën në Ferizaj.

Ai ka thënë se ka punuar shumë për të rikthyer votuesit e Ferizajt në LDK.

Azemi thotë se e kanë mobliziuar strukturën.

“Kemi punuar qe dy vite e sa që jam në Ferizaj në krye të degës, kam punuar jashtëzakonisht shumë, e kam mobilizuar strukturën, kam punuar me njerëz në terren, kam punuar me të gjithë që kanë qenë në LDK, dhe jam përpjekur maksimalisht që t’i rikthejë votuesit në strukturën e LDK-së të cilët ishin ikur në zgjedhjet e fundit që të jenë pjesë përbërëse e kësaj kampanje dhe kësaj fushate të cilën e kemi zhvilluar”, tha Azemi.

 

Shpërndaje në: