Rama: Në çdo lagje e fshat, #mamirë po kërkohet e për #mamirë po punohet
Kandidati për deputet nga PDK, gjeneral Rrahman Rama, po vazhdon takimet me qytetarët, duke marrë përkrahje të madhe kudo që shkon. Gjatë takimeve në Samadrexhë dhe Smrekonicë, ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe theksoi se qytetarët po zgjedhin më të mirën për të ardhmen.
“Gra e burra të Samadrexhës kishin vendosur për #mamirë! Faleminderit!” – tha ai, duke nënvizuar se puna për një të ardhme më të mirë po vazhdon me përkushtim.
Përkrahje të jashtëzakonshme pati edhe në Smrekonicë, ku Rama falënderoi banorët për mbështetjen dhe vullnetin për ndryshim.
“Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhja për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 9 shkurt të votojnë PDK-në dhe numrin 7 për #mamirë,” – tha ai.
#Rr7 #PDK131