Lahi Brahimaj: Me bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese

Lahi Brahimaj: Me bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese

Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj ka thënë se fshatrat Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim kanë kultivuar  vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit.

Ai në Facebook tha se me bashkëluftëtarët e dikurshëm, “ripërtëritën zotimin për një Kosovë Fituese”.

 

Postimi i plotë:

Në një takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale.

Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht.

1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj

Shpërndaje në: