Zogaj: Lumir Abdixhiku është lider i projekteve, Kurti është kryeministër i fjalëve të kota
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet i cili garon me numër 28, Alban Zogaj në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka thënë se ndryshimi do të bëhet me 9 shkurt.
Ai tujte ka thënë se Lumir Abdixhiku është lider i projekteve, ndërsa Kurti është i fjalëve të kota.
“Liderin e kemi fantastik, është krejt e kundërta e këtij kryeministri që po e shohim sot, Lumir Abdixhiku është kryeministër i projekteve, i zhvillimit ekonomik, i infrastrukturës. Kurse, ky që e kemi sot është kryeministër i fjalëve të kota dhe i demagogjisë dhe njerëzit tanë dhe qytetarët e Kosovës janë t’u e pa këtë dallim, po e shohin dhe po e kërkojnë ndryshimin dhe ndryshimi po vjen me 9 shkurt, jam shumë i bindur”, u shpreh Zogaj.