Limaj tubime në Shtime e Lipjan: Jemi alternativa që garantojmë anëtarësim në NATO, siguri energjetike e zhvillim ekonomik

Limaj tubime në Shtime e Lipjan: Jemi alternativa që garantojmë anëtarësim në NATO, siguri energjetike e zhvillim ekonomik

Koalicioni AAK-NISMA me partnerë, ka pasur tubim elektoral në Shtime e Lipjan. Për këtë ka shkruar kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se “Shtime e Lipjan, sikurse në gjithë Kosovën, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pa shmangshëm”.

Ai ka thënë se më shumë se kurrë shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte

“Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Shtime e Lipjan, sikurse në gjithë Kosovën, mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve për Kosovën fituese është i pa shmangshëm!

Sot, më shumë se kurrë, në çdo pjesë të Kosovës shihet rëndësia e kthimit të një qeverie që angazhohet për punë dhe projekte. Në katër vitet e fundit, Kosova ka stagnuar si në diplomaci, ashtu edhe në ekonomi dhe çdo fushë të ndjeshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Koalicioni për Kosovën fituese, veçVEPRA, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, garanton zhvillim ekonomik dhe pavarrësi energjetike.

Shpërndaje në: