Sibel Halimi: Rikthim i madh i LDK-së, qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, e cila garon me numër 12, Sibel Halimi në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka folur për fushatën.
Ajo ka thënë se ka entuziazëm të madh tek qytetarët për rikthimin e LDK-së.
Halimi tutje tha se qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale.
“Po ndodh një rikthim i madh i LDK-së dhe këtë e kemi vërejt jo vetëm gjatë fushatës por edhe përgjatë turneut për ndryshimin të cilin e kemi pas para fushatës. Qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale dhe natyrisht shpresa e vetme për ndryshim iu ka mbet qytetarëve tonë. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm në të gjitha tubimet në të cilat jemi, nuk po flasum për këto tubimet e mëdha, por edhe takimet e vogla dhe takimet e mesme”, ka thënë ajo.