Haradinaj: Këto autostrada e rrugë do të kryhen gjatë mandatit tim

Haradinaj: Këto autostrada e rrugë do të kryhen gjatë mandatit tim

Kandidati i AAK`së për kryeministër Ramush Haradinaj ka prezantuar dhjetë projektet infrastrukturore, shkruan Periksopi.

Ai ka përmendur ndërtimin e autostradës Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë.

Mes tjerash ai ka përmednur edhe finalizimin e disa rrugëve.

“Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë ,Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë, finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë, fillimi i rrugës Prizren – Tetovë, finalizimi i rrugës Deçan – Plavë”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Kosova Fituese me infrastrukturë moderne.
Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.

Programi ynë përfshinë projekte madhore, mes tjerash:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël

1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese

Shpërndaje në: