Ekonomisti dhe autori i disa librave, Driton Smakaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për mënyrën e qeverisjes dhe gjuhën ofenduese që ka përdorur ndaj opozitës dhe mediave.
Smakaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me propagandë, duke ndërlidhur këtu edhe slloganet e VV-së me ato të partive komuniste.
“Vet sloganet e partisë ‘KREJT DHE DREJT’ si edhe ‘CEP MË CEP’ janë slogane tipike të partive komuniste apo partive si motra të vendeve moniste ku urrehet demokracia dhe pluralizmi politik.
Vet emri i partisë “VETËVENDOSJE’ është emër propagandues, që kërkon në popull dramë politike. Në njërën anë i del i thotë popullit që e ka shtrirë sovranitetin e vendit CEP MË CEP, shtet i pavarur dhe sovran, në anën tjetër është kryetar i partisë VETËVENDOSJE që nënkupton se ende e ka vendin të okupuar”, tha Smakaj.
Tutje Smakaj ai ka përmendur disa raste se si kryeministri Kurti po mashton qytetarët për përfitime elektorale.
“- Në kohë zgjedhjesh, shkojnë e thurin lavdi për heronjtë e luftës, ndërsa ushtarët e komandantët e gjallë i linçojnë, i quajnë komandant të vetëshpallur, i përjashtojnë veteranët nga ligji i pagave, i linçojnë në rrjeta sociale si veteranë të rrejshëm e lloj-lloj epitetesh. Rasti më eklatant është kur shkojnë në Dukagjin, lypin votat e dukagjininasve duke thurur lavdi për heronjtë e familjes Haradinaj, ndërsa në anën tjetër Ramushit i thonë bashkëpunëtor i Radojçiqit. Kjo qasje i tejkalon të gjitha gërrditë në politikbërje.
– Rasti tjetër eklatant është me gazetarin Lirim Mehmetaj, shkojnë e lypin vota duke thurur lavde për dëshmorët e familjes së tij, për dajën dëshmorë, e vazhdimisht e linçojnë Lirimin e besa edhe e kërcënojnë mbështetësit e VV-së, duke e quajtur njeri të Vuçiqit. Dmth një gazetar të familjes së dëshmorëve e quajnë tradhtar, në vend që të bëjnë një pyetje shumë të thjeshtë:
Pse lideri i VV-së nuk ka as dajë, as nip, as teze, as vëlla, as babë, as gjysh, as farefis, ndonjë dëshmorë apo luftëtar të lirisë? Pse ai vet pikërisht në kohën e luftës deklaronte hapur para mediave të botës që kurrë armën nuk do e merrte në dorë me luftua për liri?”, ka shkruar mes tjerash Smakaj.
Postimi i plotë:
Të refuzosh dhe kundërshtosh hegjemoninë kurtiane, është vepër e lartë kombëtare sot në Kosovë.
“VETËVENDOSJE” ka ardhur në pushtet me propagandë. Si parti politike lidhje me demokraci nuk ka, prandaj liderët dhe mbështetësit e saj mund të na flasin për çkado tjetër përveç se për demokraci.
Vet sloganet e partisë ‘KREJT DHE DREJT’ si edhe ‘CEP MË CEP’ janë slogane tipike të partive komuniste apo partive si motra të vendeve moniste ku urrehet demokracia dhe pluralizmi politik.
Vet emri i partisë “VETËVENDOSJE’ është emër propagandues, që kërkon në popull dramë politike. Në njërën anë i del i thotë popullit që e ka shtrirë sovranitetin e vendit CEP MË CEP, shtet i pavarur dhe sovran, në anën tjetër është kryetar i partisë VETËVENDOSJE që nënkupton se ende e ka vendin të okupuar.
Në tjetrën anë nuk pati guxim me vetëvendos për hapjen e një ure, e as nuk pati guxim të anulonte një vendim të Hashim Thaçit për FSK-në, të cilin vendim e kishte quajtur tradhti kombëtare, e ku tash të njëjtin vendim ua rikonfirmoi KFOR-it. Rrap-Tap vetëvendosi me qenë tradhtar për të njëjtën gjë brenda një dite.
VETËVENDOSJE si parti hapur bën thirrje për sistem një partiak, ku vet partia është shteti. Nuk e respekton fare ndarjen e pushteteve. Kush nuk është me liderin e VV-së dhe mendon ndryshe nga ai, atëherë ai ose ata janë armiq të popullit, janë me Serbi. Një qasje tipike mesjetare, primitive deri në palcë. Njëjtë sikur në mesjetë një mbret anglez kishte thënë: kush nuk pajtohet me mendimet e mia, është tradhtar.
– Kur Prokuroria e Kosovës arrestonte hajnat e partive tjera, liderët e VV-së dhe mbështetësit e saj dilnin me statuse në facebook ‘ERA SHTET’.
Kur po e njëjta Prokurori, arreston hajnat e VV-së, dalin i shajnë prokurorët si të korruptuar. Diçka më të gërrditshme në demokraci se kjo qasje nuk ka.
– Në kohë zgjedhjesh, shkojnë e thurin lavdi për heronjtë e luftës, ndërsa ushtarët e komandantët e gjallë i linçojnë, i quajnë komandant të vetëshpallur, i përjashtojnë veteranët nga ligji i pagave, i linçojnë në rrjeta sociale si veteranë të rrejshëm e lloj-lloj epitetesh. Rasti më eklatant është kur shkojnë në Dukagjin, lypin votat e dukagjininasve duke thurur lavdi për heronjtë e familjes Haradinaj, ndërsa në anën tjetër Ramushit i thonë bashkëpunëtor i Radojçiqit. Kjo qasje i tejkalon të gjitha gërrditë në politikbërje.
– Rasti tjetër eklatant është me gazetarin Lirim Mehmetaj, shkojnë e lypin vota duke thurur lavde për dëshmorët e familjes së tij, për dajën dëshmorë, e vazhdimisht e linçojnë Lirimin e besa edhe e kërcënojnë mbështetësit e VV-së, duke e quajtur njeri të Vuçiqit. Dmth një gazetar të familjes së dëshmorëve e quajnë tradhtar, në vend që të bëjnë një pyetje shumë të thjeshtë:
Pse lideri i VV-së nuk ka as dajë, as nip, as teze, as vëlla, as babë, as gjysh, as farefis, ndonjë dëshmorë apo luftëtar të lirisë? Pse ai vet pikërisht në kohën e luftës deklaronte hapur para mediave të botës që kurrë armën nuk do e merrte në dorë me luftua për liri?
Po ta bënin veç këtë pyetje njëherë, do ta kuptonin shumë lehtë që kush po na shet moral patriotik me broçkulla koti.
– Rasti tjetër fort kundër demokracisë është linçimi i mediave. Ndërtimi i narracionit që mediat janë armiku i popullit, janë të paguara nga Vuçiqi, ndërsa veç Rroni e Shkëlzeni janë profesionistë dhe kombëtar!!! Se gjoja mediat po bëjnë propagandë kundër liderit suprem.
Ndërsa po mendojnë që kemi harruar ku dhjetë vjet histori të faqes së partisë i kanë fshi në një ditë të vetme. Dhjetë vjet artikuj propagandues, e gënjeshtra të paskrupullta i kanë fshirë në një ditë!!! Në sëcilin vend të BE-së, në një rast si ky, populli do të ia kishte shti flakën selisë së partisë për mashtrim industrial.
Po të ishte Albin Kurti lider politik në Francë, saherë që kishte dalur në rrugët e Parisit, për këto mashtrime kaq eklatante do të hante çdo ditë nga një shpullë nga ndonjë qytetar i Parisit. Megjithatë, në Kosovë ende ka analfabetë funksionalë që këto mashtrime eklatante i konsideron madhështi kombëtare. Nuk është tragjike as kjo, por padyshim është vepër e lartë kombëtare refuzimi i kësaj tendence të VV-së për të shkaktuar përçarje të thella në popull me qëllim të sundimit si një parti komuniste, duke shfrytëzuar analfabetët funksionalë si instrument në minim të demokracisë.
P.S.
Lirisht mundeni me ma sha berberin.