Njofton Policia: Rruga në Kralevë të Serbisë është e bllokuar nga protestuesit

Njofton Policia: Rruga në Kralevë të Serbisë është e bllokuar nga protestuesit

Policia e Kosovës dhe Qendra Kombëtare për menaxhimin Kufitar kanë njoftuar se sonte është bllokuar rruga në Kralevë nga disa protestues.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”, thuhet mes tjerash në njoftim.

 

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.

Shpërndaje në: