Gjeneral Rrahman Rama: Vushtrria është gati për 9 shkurt!
Takimet me qytetarët e lagjeve Kalaja 2 dhe Dardania 1 kanë treguar edhe një herë entuziazmin dhe përkushtimin e Vushtrrisë për ndryshim. Gjeneral Rrahman Rama, kandidati me numër 7 në listën e PDK-së, u prit me mbështetje të madhe nga banorët, të cilët shprehën gatishmërinë për të votuar më 9 shkurt.
“Çdo lagje e Vushtrrisë është gati për #mamirë! Faleminderit Vushtrria ime,” tha Gjenerali, duke falënderuar qytetarët për pritjen e jashtëzakonshme dhe përkrahjen e tyre.
Gjeneral Rama, një emër i respektuar dhe zëri i fortë i PDK-së, është i vendosur të jetë përfaqësuesi që sjell ndryshimin dhe progresin që qytetarët meritojnë.
#Rr7
#PDK131