Shkaku i pagës së ulët në FSK, vëllai i Mulla Osmanit humbi jetën duke punuar në ndërtimtari (FOTO)
Mulla Osmani e ka pritur mbrëmë Albin Kurtin për darkë.
Ky i fundit vet njoftoi për vizitën te konaku i Osmanit.
Kujtojmë se vëllau i Mulla Osmanit, Liman Musliu, ka vdekur para tre muajve pas një aksidenti tragjik.
Ish pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, TMK-së, së fundmi dhe ushtari i FSK-së, vdiq pasi ra nga kati i 11-të i një objekti banesor në Prishtinë, duke punuar jashtë orarit edhe në ndërtimtari.
Musliu u detyrua të punojë jashtë orarit pikërisht për shkak të kushteve të shërbimit në FSK dhe pagat e pamjaftueshme.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeverisës e ministror, vazhdimisht mburreshin për investime në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kujtojmë se në vitin e kaliar shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Ndërkohë, mbrëmë u publikuan fotografi nga ceremonia e trajnimit të rekrutëve të rinj, të njëjtit shihen në detyrën e tyre me atlete, dhe jo me mbathje specifike ushtarake të dedikuara për këtë rrugëtim./Periskopi
Varroset zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari
Skandaloze: Mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së