Dorëheqja e kryeministrit serb, Ramadani: Viti 2025 po e fillon fundin e Vuçiqit
Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka komentuar protestat e mëdha që po ndodhin në Serbi.
Ramadani tha se viti 2025 po fillon me fundin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se dorëheqja e Qeverisë serbe është një hap fillestar drejt ndryshimit të regjimit autoritar.
Në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani tha se ky ndërrim i pushtetit do të përfundojë dhunshëm- sipas trendit të ngjarjes.
“Regjimet autoritare përfundojnë dhunshëm, ashtu siç kanë funksionuar në pushtet”, theksoi ai.