Zyrtare: Neymar largohet nga ekipi arab, Al Hilal

Neymar nuk është më lojtar i kampionit saudit Al Hilal, njoftoi klubi. Kontrata mes dy palëve është shkëputur me pëlqim të dyanshëm.
Kjo do të thotë se të gjitha pengesat për kthimin e magjistarit brazilian në vendlindjen e tij Santos janë zhdukur dhe shumë shpejt Ney do të luajë sërish në Brazil.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Santos pritet që së shpejti t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të prezantohet nga Santos.
Synimi i madh i Neymar është të bëjë debutimin e tij të dytë për “Peiçe” në ditëlindjen e tij të 33-të, më 5 shkurt, në shtëpi kundër Botafogo-SP.