Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
![Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/5E5B42A3-703F-4DCE-9D22-3439E62F3B5E-450x300.jpeg)
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka bërë një reagim ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Dervishaj kundërshtoi ashpër pasi Kurti nuk e anuloi tubimin në Skenderaj, e ku në natën e mbrëmshme, po në qytetin e njëjtë humbën jetën tre persona tragjikisht në një aksident.
Ditën kur të gjithë kandidatët e Drenicës pezulluan aktivitetet e tyre në shenjë dhimbje dhe respekti për viktimat e aksidentit një natë më parë, Albin Kurti zgjodhi të vinte në Skenderaj.
Kjo është e turpshme dhe provokim.
Mos respekt ndaj viktimave e mos respekt ndaj një dhimbje që e përjetoj i gjithë ky rajon.
Tri viktima për të cilat nuk u kujtua Kurti të pakten të shprehte ngushëllime për familjet e tyre në tubimin në Skenderaj.