Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
![Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/Haradinaj-Kur-i-them-Kurtit-shko-nuk-e-kam-personale-me-te-ne-po-dojme-me-u-zhvillu-ky-vend-Insajderi.org_-450x300.jpg)
Koalicioni për “Kosovën Fituese”, po vazhdon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se koalicioni për “Kosovën Fituese” do të mbajë sot tubimin e radhës në Kamenicë.
“Në tubimin zgjedhor që nis në ora 18, do të marr pjesë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, bëhet e ditur në njoftim.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa subjektet politike tashmë kanë hyrë në javën e dytë të fushatës zgjedhore.