Vritet me armë zjarri 48-vjeçari në Tiranë
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin. Policia dyshon se shtetasi Lulzim Visha, është vrarë me armë zjarri në Zall Mner, në rrugën “Shën Stefani”.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Lulzim Visha 48-vjeç, banues në Kamëz, është gjetur i pajetë brenda një automjeti.
Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po heton rrethanat e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sakaq, grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e krimit.