Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE

Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për një diskutim që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Forumit Botëror në Davos.

Përmes një postimi në “X”, Lajcak tha se ia vlen të diskutohet për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“E vlerësojë një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së në dialogun tradicional të diplomacisë në Forumin Ekonomik Botëror për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

Shpërndaje në: