Tahiri: Krenar që edhe Shtimja është në këmbë dhe e mobilizuar për ta bërë Ma Mirë
Kandidati për deputet nga PDK, Abelard Tahiri ka thënë se qyteti i Shtimës ka ofruar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Sonte në Shtime, për të sinkronizuar vullnetin e qytetarëve të kësaj komune me misionin e Bedri Hamzës dhe Partisë Demokratike, për një Kosovë Ma të Mirë, që do të bëhet realitet më 9 shkurt dhe do të jetësohet çdo ditë më pas.
Krenar që edhe Shtimja, ashtu si gjithë Kosova, është në këmbë dhe e mobilizuar për ta bërë Ma Mirë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, pagat, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e të gjithë brezave tanë të sotëm dhe të ardhshëm.