Ish-mjeku i KFOR-it në tregon se çka pa te personi i vdekur në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Ish-mjeku i KFOR-it në tregon se çka pa te personi i vdekur në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Dr.Helmut Schreckenbauer gjatë dëshmisë së tij në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka treguar se çfarë pa tek personi i vdekur për te cilin bëri raportin postmortum në ish-godinën e MUP-it në Prizren në qershor të 1999-ës.

Në një fotografi që iu prezantua, dëshmitari pohoi se ashtu siç është imazhi në të i kujtohet se e ka gjetur personin e vdekur.

“Në këtë fotografi mund të shohim një mavijosje në gjoks të personit sepse personi është akoma i veshur”, tha dëshmitari.

Ndërsa, në një fotografi tjetër të të njëjtit person ai tha se i vdekuri është vendosur në një pozicion me bark poshtë si dhe në pjesën e sipërme të tij ka plagë që mendohet që janë shkaktuar nga objekte të fuqishme.

“Duket që mavijoset janë të vjetra dhe mund të i janë shkaktuar personit gjatë kohës sa ishte gjallë”, tha ai.

Dëshmitari u pyet se nëse ndonjëri prej lëndimeve a përputhet me sendet qe kishin gjet në ndërtesë. Ai tha se është e mundur të jenë përdorur shkopinjtë e drurit apo edhe instrumentet metalike.

“Është e mundur që këto shkopinjtë e drurit apo instrumentet metalike mund ë jenë përdorur për të shkaktuar këto lëndime”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për këtë pjesë pati kundërshtime mbrojtja e cila tha se dëshmitari nuk është ekspert patolog dhe se nuk mund të flas për këtë pjesë.

Fillimisht dëshmitari u pyet se ai kujtohet se si ishte gjendja mendore e personave që ishin  të ndaluar në godinë.

“Jo në hollësi, jo në hollësi. Nuk kishin plagë që kërcënonin jetën, ishin të zgjuar, mundeshim të bisedonim me ata. Natyrisht ata ishin të irrituar, stresuar për shkak të faktit që ata ishin të plagosur të lënduar, por nuk me kujtohet diçka konkrete për gjendjen e tyre mendore”, tha Scheckenbauer.

Ai tha se disa prej tyre kishin therje si dhe prerje që dyshohet se janë me thikë ose mjete të tjera të mprehta.

“Disa prej tyre kishin plagë që dukeshin si therje me thikë apo me mjete të tjera të mprehta; në kofshë, në krah, kishin prerje në kokë dhe plagë që dukeshin që janë shkaktuar nga goditjet. Kishin mavijosje në pjesën e barkut apo abdomenit por edhe të gjoksit”, tha ai.

Ndërsa, në fotografinë që u prezantua, dëshmitari tha se sheh tre nga personat e lënduar dhe një ushtar i cili po ofronte trajtim mjekësor.

Ai tha se ky ishte trajtimi i parë që kanë bërë kur kanë arritur në vendngjarje dhe se këta persona i gjetën jashtë ndërtesës së MUP-it.

Me kaq përfundoi pyetjet prokurorja ndërsa, mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit nuk pati pyetje, me pyetje vazhdoi ajo e Krasniqit e përfaqësuar nga avokati Victor Baieșu.

Shpërndaje në: