Ia dha titullin “Nobelist” pa qenë fare, Rizvanolli e ndreq gabimin për profesorin që Kurti bashkëbisedoi me të
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përmirësuar postimin e saj në Facebook pasi e prezantoi si nobelist profesorin Ricardo Hausmann.
“Kënaqësi të kemi Profesorin Ricardo Hausmann, në bashkëbisedim me KM Albin Kurti, në Shtëpinë e Kosovës “House of Kosova” në Davos.”
Këtë shkrim ministrja e ka bërë pasi profesori Hausmann ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryeministrin Albin Kurti në Shtëpinë e Kosovës “House of Kosova” në Davos.