Sokol Havolli: Ngjallni më shumë dashni
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Havolli i cili në listën zgjedhore mban numrin 40, sot ka publikuar një video nga ku u bën thirrje atyre që shajnë e ofendojnë që të ngjallin më shumë dashni.
Duke treguar aftësitë e tij në kitare, Havolli këndon këngë përmes të cilës i përshëndeti të gjithë qytetarët.
“Ngjallni më shumë dashni . Afroni sa më shumë njerëz të mirë afër vetes! Me këtë kangë ju shprehi unë të gjithëve dashninë “, shkoi Havolli në Facebook.