Dua Lipa befasohet, gazetarja nga Chicago i flet shqip: Motra ime, jam krenare që je shqiptare
Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë globale, është befasuar nga një gazetare e një televizioni amerikan.
Më saktë, gjatë një lidhjeje direkte në CBS Neës Chicago, Dua Lipa është befasuar kur një gazetare i foli shqip, duke e përshëndetur ngrohtësisht si “motra ime”.
Biseda:
Dua Lipa: “Përshëndetje.”
Gazetarja: “Si shkon?”
Dua Lipa: “Mirë, faleminderit, ju si jeni?”
Gazetarja: “Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS Neës në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.”
Dua Lipa: “E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.”
Gazetarja: “Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.”
Dua Lipa: “Tingëllon bukur.”