Kajtazi: Sukses për qeverinë Kurti është veç pse ka mujtë me shku në Amerikë Donika Gërvalla
Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për vizitën e fundit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në ShBA, për të cilën u raportua se nuk arriti ta bënte asnjë takim të rëndësishëm.
Kajtazi ka shkruar se sukses për qeverinë Kurti është veç fakti që Gërvalla ka arritur të shkojë në ShBA.
Tutje ai thotë se në ceremoninë e betimit të Trump, nuk kishte vend për Gërvallën, sepse vendin e saj ia kishte zënë biznesmeni Shkelqim Devolli.
“Me gjase vellezerit Devolli e kane kape edhe Donald Trumpin 😜”, ka shkruar ai.