Kaloi kufirin ilegalisht, policia ndalon të dyshuarin në Leposaviq
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit.
PK-ja ka bërë të ditur se i dyshuari i cili është ndaluar, ka kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë e Kosovës.
‘‘KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Koshuticë, Leposaviq / 22.01.2025 – 18:45. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa të Serbisë me drejtues m/k i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.