Ura e Badocit u lëshua në qarkullim pa u testuar, policia interviston një të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime, pasi Ura e Badocit u lëshua në qarkullim për automjete pa u testuar paraprakisht.
Policia ka bërë të ditur se ka intervistuar një të dyshuar për ‘Mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik’.
“Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.