Letra e Maqedoncit te KFOR-i, Ramadani: Aty përshkruhet diskursi i paqëndrueshëm rreth sovranitetit, “gabuam, s’e përsërisim”
Pasi rrodhi edhe në publik letra “kërkimfalëse” dhe rizotuese e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar KFOR-it se nuk e çon FSK-në në veri, reagoi eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, i cili ishte edhe i pari që kumtoi për publikun përmbajtjen e asaj letreje – ndonëse nuk ishte botuesi.
Për Ramadanin përmbajtja e asaj letreje e përkthen krejt atë çka jepet për ‘sovranitet’ me çdo-kusht nga Qeveria e Kosovës e që e ka lajtmotiv zgjedhor.
Ramadani shkruan: “Gabuam dhe nuk do ta përsërisim më gabimin!” Kjo është fjalia përshkruese e letrës, rrjedhimisht diskursit të paqëndrueshëm publik rreth sovranitetit.
“Letra (tashmë e publikuar) e Ministrit Maqedonci për Komandantin e KFOR-it tregon saktësisht çka është e vërteta në lidhje me diskursin e gabueshëm politik!
Siguria kombëtare nuk është lojë politike e brendshme. Saherë luhet me këtë, veç dëmtohet siguria kombëtare”, shkroi Burim Ramadani.