Krasniqi mbështet Lok Komonin: E ka marr një vendim të duhur, një hap të duhur – neve na ke prapa
Këngëtari Ramadan Krasniqi, Dani ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet Hamdi Komoni, ndryshe Loki.
”Loki e ka marr një vendim të duhur, një hap të duhur dhe nuk më mbet asgjë tjetër vecse me i uru suksese gjitha të mirat. Loki neve na ki mbrapa, ne të përkrahim’’, tha Krasniqi.
Postimi i plotë:
Mbështetja e besimi ndaj meje bëhet më domethënëse, kur ajo vjen nga këngëtari i madh nga Peja, Ramadan Krasniqi- Dani.
Barra mbi supet e mia bëhet edhe më e madhe, kur njerëz me vlera artistike si Dani më mbështesin në rrugëtimin tim të ri!
Dani, faleminderit për mbështetjen e parezervë!