Guterres i bën thirrje Iranit të heqë dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore
Irani duhet të ndërmarrë hapin e parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit dhe SHBA-në, duke e bërë të qartë se nuk synon të prodhojë armë bërthamore, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai tha se shpreson që Irani të angazhohet në mënyrë konstruktive me vendet e tjera në rajon.
Në Rripin e Gazës, Guterres tha se shpresonte se palët në konflikt do të kuptonin se do të përfitonin nga një armëpushim i përhershëm që mund të hapte rrugën për negociatat për një zgjidhje me dy shtete
Guterres gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë, raportoi Reuters.
Më parë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha sot se Irani aktualisht ka rreth 200 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind pastërti.
Grossi u tha gazetarëve në forumin ekonomik në Davos se është afër 90 për qind e pastërtisë së nevojshme për të prodhuar armë bërthamore, raportoi Reuters.
Sipas standardeve të IAEA, kjo sasi uraniumi do të mjaftonte për të prodhuar pesë bomba bërthamore./euronews