Haradinaj takohet me senatorin amerikan: Diskutuam për rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me SHBA

Haradinaj takohet me senatorin amerikan: Diskutuam për rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me SHBA

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters.

Me të Haradinaj ka thënë se kanë “diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Antarësim”.

“Një pjesë e rëndësishme e bisedës sonë kishte të bënte me rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit me theks të posaçëm – Mërgata Shqiptare në Michigan.”

Shpërndaje në: