Avokati Smakiqi: Kurti e dëshiron vdekjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Prokuroria e Shtetit duhet të filloj hetimet ndaj tij

Avokati Smakiqi: Kurti e dëshiron vdekjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Prokuroria e Shtetit duhet të filloj hetimet ndaj tij

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti po i kanos prokurorët dhe gjyqtarët e vendit.

Ky reagim i tij erdhi pas njoftimit se zyrtarë të gjykatës janë bllokuar në ashensorë.

Smakiqi në Facebook ka thënë se ky skandal shpërfaq neglizhencen e qëllimshme për të iu nënshtruar gjyqtarët dhe prokurorët edhe me kushte të punës.

Avokati Smakiqi tutje thotë se Kurti ua dëshiron vdekjen prokurorëve e gjyqtarëve, teksa kërkon që prokuroria të filloj edhe hetimet ndaj kryeministrit.

 

Postimi i plotë:

Albin Kurti i ka kanosur po i kanos qartësishtë prokuroret e shtetit dhe gjyqtarët e Republikes se Kosoves!

Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Albulena Haxhiu te vetmen përgjegjësi ligore e kanë aprovimin e kerkesave buxhetore per KGJK-ne dhe KPK-në, krijimin e kushteve teknike, logjisitike, inventarit te zyreve, sigurimin e mirëmbajtes se liftave kerkesa te cilat per 5 vite i kanë injoruar.

Prokuroret ne Pallatin e Drejtesise ne Hajvali per keto 4 vite kishin sulme te tru ne mungese te okisigjenit jane me emëra te sëmuret edhe stafi administrativ.

Kurse sot pasiqe qenkan bllokuar 3 gjyqtarë te supremes dhe tre zyrtare per me shumë se 40 minuta ne liftin e pa mirëmbajtur nga MPB-ja, ky skandal shpërfaq neglizhencen e totale te qellimshme per ti nenshtruar gjyqtaret dhe prokuroret edhe me kushte te punes.

Albin Kurti ua deshiron vdekjen edhe gjyqtarëve edhe prokurorëve, prandaj PZAP-ja duhet ta gjobite Albin Kurti per shkelien e kodit te etikes te kodit zgjedhor, por edhe Prokuroria e Shtetit duhet te filloi hetimet per vepren penale kanosje , sulm dhe pengim ne punen e personave zytar dhe kunder rendit kushtetues te Republikes se Kosoves ndaj te dyshuarit Albin Kurti.

Shpërndaje në: