Për 40 minuta u bllokuan në ashensor tre gjyqtarë e tre zyrtarë, reagon Gjykata Supreme

Për 40 minuta u bllokuan në ashensor tre gjyqtarë e tre zyrtarë, reagon Gjykata Supreme

Tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës Supreme të Kosovës janë bllokuar të mërkurën në ashensor për afro 40 minuta, është njoftuar nga Supremja. 

Në reagimin e Gjykatës Supreme thuhet se mosfunksionimi i duhur i ashensorëve po rrezikon jetët. Gjykata ka thënë se ashensorët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe stafi mbështetës tash e një vit janë duke punuar në kushte të pasigurta pune, si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sot, për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe tronditëse.   Gjyqtarët dhe stafi janë trajtuar nga stafi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, u tha nga Supremja.

Nga Gjykata Supreme është thënë se raste të ngjashme ka pasur edhe vitin e kaluar, dhe ka bërë thirrje që të trajtohet me seriozitet çështja dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën.

Shpërndaje në: