Memli Krasniqi në Remnik të Vitisë: Mobilizim, pozitivitet e optimizëm!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur tubim zgjedhor në Remnik të Vitisë.
Këtë takim, Krasniqi e ka përshkruan mobilizim, pozitivitet e optimizëm.
Ai shprehet se me mbështetjen e gjithsecilit, fitorja e 9 shkurtit është çdo ditë më afër dhe gjithnjë e më e sigurt.
“Remnik, Viti: Mobilizim. Pozitivitet. Optimizëm!
Me mbështetjen e gjithsecilit prej jush, fitorja e 9 shkurtit është çdo ditë më afër dhe gjithnjë e më e sigurt”, shkroi Krasniqi në Facebook.